Lajme

Bundestagu merr vendimin. Zgjatet për një vit misionin e ushtarëve gjermanë të KFOR-it në Kosovë

Me 526 pro dhe 99 kundër, Bundestagu të premten ua vazhdoi edhe për një vjet mandatin e ushtarëve gjermanë të Bundeswehrit në misionin e KFOR-it në Kosovë.

Vetëm dy fraksione, AfD e ekstremit të djathtë dhe e majta, votuan kundër.

Misioni i KFOR-it i Bundeswehrit në Kosovë u miratua për herë të parë nga Bundestagu më 11 qershor 1999. Që atëherë, ata kanë qenë gjithmonë të pranishëm në Kosovë.

Lexo më shumë  Protesta 3-ditore për resortin në Rrjoll të Velipojës, banorët paraqiten në dyert e SPAK: Kërkojmë pronat tona

Bundestagu e zgjat mandatin e Bundeswehrit për praninë në Kosovë çdo një vjet.

Në vitin 2019, numri i ushtarëve gjermanë në Kosovë u ul dukshëm, nga 800 në 400, kryesisht për shkak të situatës së qetë në vend.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Fetoshi: Nata e tmerrit në Mitrovicë, krim që ende pret aktakuzë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *