BotaKryesore

“Bum! Fitore!” – Ukraina merr plotësisht Ishullin e Gjarprit

Ministria ruse e Mbrojtjes bëri të ditur sot se ka tërhequr trupat e saj nga Ishulli i Gjarprit në Ukrainë.

Ky ishull u bë i famshëm për shkak të rezistencës nga trupat ukrainase. Një grup i vogël ushtarësh ukrainas u dëgjua në radio duke reaguar ndaj një anije luftarake ruse duke thënë: “Shkoni në ferr”.

Lexo më shumë  Nis numërimi i votave të atyre që votuan në përfaqësi diplomatike

Rusia tha se kjo tërheqje totale është një gjest i vullnetit të mirë.

Por ukrainasit thonë se sulmet e tyre i kanë detyruar rusët që të tërhiqen.

Shefi i kabinetit të presidentit ukrainas, Andriy Yermak shkroi: “Bum. Nuk ka më trupa ruse në Ishullin e Gjarprit. Forcat tona të armatosura bënë një punë të mirë”.

Mediat ukrainase shkruajnë se mbrëmë ka pasur luftime në këtë ishull të vogël dhe mund të dëgjoheshin shpërthime dhe shihej edhe një zjarr.

Lexo më shumë  Kurti takoi ambasadorin e Suedisë, flasin për hapat e formimi të institucioneve

Sipas BBC, ky ishull ka një rëndësi strategjike. Historikisht ka qenë një territor rumun, por në vitin 1948 kaloi në duart e Bashkimit Sovjetik.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *