Bulqizë/ Dhe pse me urdhër mbrojtjeje, 42-vjeçari rrah dhe kërcënon me jetë bashkëshorten e tij
Ditën e sotme është vënë në pranga një 42-vjeçar në Bulqizë i cili dhe pse kishte marrë urdhër mbrojtjeje nga gjykata, dhunonte fizikisht dhe kërcënonte me jetë bashkëshorten e tij.
Bëhet fjalë për shtetasin V.Q banues në Bulqizë i cili theu urdhrin e mbrojtjes dhe i shkoi në banesë duke e dhunuar gruan.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme
Njoftimi i Policisë:
Bulqizë
Kryeu veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës, ushtroi dhunë psikologjike dhe kërcënoi bashkëshorten e tij, vihet në pranga 42-vjeçari.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V.Q., 42 vjeç, banues në Bulqizë.
Ky shtetas theu urdhërin e mbrojtjes që kishte bashkëshortja e tij dhe ka shkuar në banesë duke ushtruar dhunë psikologjike dhe kanosur për jetën bashkëshorten.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.
Rruga Press