Lajme

Bulqiza nën pushtetin e akullit, bora i lë vendin ngricave. Lëvizje e vështirë në Qafën e Buallit

Përmirësimi i motit pas reshjeve të dëborës ia ka lënë radhën ngricave në Bulqizë.

Rënia e ndjeshme e temperaturave ka bërë që në rrugë të ketë prezencë të madhe të akulllit. Era e fortë në Qafën e Buallit po pengon qarkullimin normal të automjeteve pasi herë pas here bllokon rrugën me borë.

Lexo më shumë  U vazhdohet paraburgimi tre malazezëve që shfaqën targat “Kosova është Serbi”

Situatë e rënduar është edhe në fshatrat e Zerqanit, Ostrenit, Gjoricës, Trebishtit e Martaneshit. Edhe në këto zona ka prezencë të madhe të akullit në rrugë si dhe mungesë të energjisë elektrike.

YouTube player

Edhe fshatrat e Dibrës janë paralizuar nga ngricat të cilat janë shfaqur që prej pasdites së të hënës. Selishta, Lura e Reçi, janë pothuajse pa komunikim me qytetin e Peshkopisë si pasojë e borës dhe ngricave.

Lexo më shumë  Dosja 5D/ SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Veliajt

Edhe situata me furnizimin me energji elektrike vijon të mbetet problem pasi me gjithë punën e bërë nga grupet e OSHEE, ende nuk është rikthyer rryma për qindra banorë të zonave rurale.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *