Bota

Bullizoi me punonjësit e tij – jep dorëheqje këshilltari më i lartë për shkencë i presidentit Biden

Këshilltari më i lartë për shkencë i presidentit amerikan Joe Biden, Eric Lander, dha dorëheqje të hënën në mbrëmje pas raporteve për ngacmimet dhe keqtrajtimet e punonjësve të tij.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, dorëheqja e tij vjen edhe pas këmbënguljes fillestare nga Shtëpia e Bardhë që Lander do të qëndronte në postin e tij me veprime korrigjuese për të siguruar një mjedis më të mirë në vendin e punës te Zyra e Politikave të Shkencës dhe Teknologjisë.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

“Ka qenë një nder i madh të shërbeja si Këshilltari juaj i Shkencës dhe të punoja me kolegët jashtëzakonisht të talentuar në karrierë në Zyrën e Politikave të Shkencës dhe Teknologjisë”, shkroi Lander në një letër drejtuar presidentit.

“Po ju shkruaj për të paraqitur dorëheqjen time, për hyrë në fuqi jo më vonë se data 18 shkurt për të lejuar një transferim të rregullt”.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

“Jam i dëshpëruar që i lëndova kolegët e kaluar dhe të tanishëm nga mënyra se si u kam folur”, shtoi ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *