Lajme

Bulliqi i tregon problemet e Podujevës, thotë se disa projekte përmbyllen sivjet

Kryetari i rizgjedhur i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka deklaruar se pas balotazhit, është duke vijuar puna në këtë komunë, me dinamikë të punës dhe realizim të projekteve.

Ai deklaroi për KTV-në se sivjet kanë për qëllim t’i realizojnë projektet e parapara, që të mbyllet suksesshëm ky vit.

“Tashmë kur u determinua edhe fituesi, i vazhdojmë punët. Dy milionë euro do t’i ndajmë për bujqit, ndërsa ku do të jenë fushat e subvencionimit do të përcaktohen së bashku me bujqit. Kemi një varg projektesh. Ndërtimi i Urgjencës së Podujevës, përmes donacionit një milion euro. Kemi projekte për arsimin, si në infrastrukturë ashtu edhe në ngritjen e cilësisë së arsimit, investime në kulturë, shëndetësi e kështu me radhë”, deklaroi Bulliqi.

Lexo më shumë  Bislimi: Vendi ka shënuar progres drejt integrimit në BE

Ai theksoi projektin për parkingun nëntokësor, për të cilin në mungesë të fondeve, synohet të implementohet përmes partneritetit publiko-privat.

“Është relativisht i domosdoshëm për Podujevën, kemi telashe me hapësirën parkuese për automjete”, tha ai.

I pari i Podujevës foli edhe për çështjen e furnizimit me ujë, duke thënë se ka probleme, me ç’rast do bëjnë rritjen e kapaciteteve.

“Kapacitetet që vijnë në Podujevë nuk janë të mjaftueshme, prandaj besoj se edhe me nivelin qendror, do të bëjmë çmos që qytetarët të mos kenë probleme me ujë”, shtoi ai./KTV/

Lexo më shumë  ​Konjufca: Të gjitha instancat shtetërore duhet t’i përmbahen kushteve të Kurtit në dialog
YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *