Bota

Bullgaria do të rivlerësojë mbështetjen e anëtarësimit të Serbisë në BE

Presidenti bullgar Rumen Radev ka lënë të kuptohet se Sofja mund të rivlerësojë mbështetjen për anëtarësimin e Serbisë në BE për shkak të mënyrës se si Beogradi e trajton pakicën bullgare në vend.

“Kriteri kryesor me të cilin do të gjykojmë dhe do t’i japim mbështetje progresit të vendeve të Ballkanit Perëndimor është pikërisht gjendja e bashkatdhetarëve tanë në çdo vend – kushtet e tyre për zhvillimin ekonomik dhe social dhe mbi të gjitha aftësia e tyre për të mbrojtur identitetin e tyre kombëtar, gjuhën, kulturën dhe kujtesën historike”, tha Radev, raporton Euractiv.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

Tre vjet më parë, në një lëvizje shumë të kritikuar, Bullgaria vuri veton ndaj procesit të pranimit të Maqedonisë së Veriut në BE, duke akuzuar qeverinë në Shkup për gjenerim të gjuhës së urrejtjes kundër bullgarëve.

Përfshirja e pakicës bullgare në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut mbetet e vetmja pengesë formale për fillimin e negociatave të anëtarësimit të vendit në BE, por ajo mbetet e paarritshme për shkak të mungesës së konsensusit për masën në vend.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Rruga Press

YouTube player