Lajme

Bullgaria do të paguajë 13 mln euro për të afërmit e viktimave

Nëse kushtet e rrugës vërtetohen se janë shkaku i vdekjes së 45 personave, Bullgaria do të duhet të paguajë 125.000 euro dëmshpërblim për viktimat e aksidentit të autobusit në autostradën e Strumës.

Pas aksidentit tragjik në autostradën e Strumës ku humbën jetën 45 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, Bullgari do të duhet të paguajë një dëmshpërblim për të afërmit e viktimave. Mediat vendase shkruajnë se Bullgaria do të paguajë 13 milionë euro për familjarët e viktimave të aksidentit.

Nëse kushtet e rrugës vërtetohen se janë shkaku i vdekjes së 45 personave, Bullgaria do të duhet të paguajë 125.000 euro dëmshpërblim për një viktimë të aksidentit në autostradën e Strumës.

Lexo më shumë  “Paralizohet” Tirana/ Tension dhe përplasje, çfarë ndodhi gjatë protestës së opozitës

“Faji për incidentin është kompleks, si me shoferin e autobusit ashtu edhe me infrastrukturën në zonën e aksidentit”,- është shprehur  avokati bullgar  Nikolaj Dimitrov.

Sipas tij, shoferi në këndvështrimin e parë nuk i ka respektuar kushtet e rrugës në të cilat ka pasur shikueshmëri të zvogëluar, por nga ana tjetër mund të vërtetohet se fajin e kanë kushtet e rrugës, infrastruktura dhe mirëmbajtja e saj.

“Rasti është i komplikuar sepse numri i të vdekurve është i madh dhe kufijtë e sigurimit të përgjegjësisë civile në autobus në Maqedoninë e Veriut janë të kufizuara dhe nuk do të mund të mbulojnë të gjitha kërkesat e paditësve.” -tha avokati Dimitrov.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Qeveria e Kosovës po harton ligj të ri për mbrojtjen nga diskriminimi

Nga 100.000 deri në 125.000 euro mund të kërkojë secili prej prindërve nëse fëmija i tyre ka vdekur në aksident. Shërbimi Rrugor shpesh dënohet për mosmirëmbajtje të seksioneve dhe ndërtim të dobët të rrugëve, tregon praktika gjyqësore. Çështjet civile mund të zgjasin rreth një vit e gjysmë, dhe çështjet penale zgjasin më shumë. Sipas informacioneve fillestare, disa firma të mëdha ligjore bullgare kanë ofruar tashmë ndihmë për qeverinë maqedonase në mbrojtjen e interesave të të afërmve përpara një gjykate bullgare.

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *