Bullgaria dëbon ambasadoren ruse Eleonora Mitrofanova – kishte marrë pjesë në rënien e qeverisë si dhe udhëheqëse e spiunëve rusë
Bullgaria pritet t’i dëboj 70 punonjës të Ambasadës së Rusisë në Sofje. Në mesin e tyre është edhe ambasadorja Eleonora Mitrofanova, e cila sipas zyrtarëve të inteligjencës kishte marr pjesë në aktivitet që kanë kërcënuar sigurinë e vendit.
Këta zyrtarë duhet ta lëshojnë vendin deri më 3 korrik, pasi ishin përfshirë në rënien e Qeverisë së Bullgarisë të drejtuar nga ish-kryeministri Kiril Petkov.
“Bullgaria do të dëbojë 70 diplomatë rusë. Shërbimet tona i identifikuan ata si njerëz që punonin kundër interesave tona. Të gjithë ata që punojnë kundër interesave të Bullgarisë do të kthehen në vendin e tyre. Ne presim që një aeroplan plotë 70 vende të fluturojë përsëri për në Moskë”, tha para gazetarëve ish-kryeministri Petkov.
Duke dhënë një listë të njerëzve që “kishin qenë të dobishëm për rrëzimin e qeverisë së tij”, Petkov kishte treguar gishtin drejt ambasadores Mitrofanova duke e akuzuar Rusinë për ushtrimin e ndikimit nëpërmjet ligjvënësve nga partia e ekstremit të djathtë “Rilindja”.
Po ashtu, Ambasada e Rusisë në Sofje kishte filluar mbledhjen e fondeve për financimin separatistëve rus në Ukrainë.
“Në mesin e përpjekjeve për të nxitur tensione të vazhdueshme qeveritare, Ambasada ruse në Sofje kishte nisur mbledhjen e fondeve për trupat separatiste që luftojnë në Ukrainë. Ambasadorja ruse Mitrofanova tashmë e kishte është bërë të ditur qëndrimin për trajtimin e Bullgarisë si territor i varur nga Rusia”, thuhet në njoftimin e institucioneve bullgare.
Eleonora Valentinovna Mitrofanova, personeli i së cilës ishte përfshirë në aferën më të madhe të spiunazhit në këtë shtet, kishte shërbyer si ambasadore dhe delegate e përhershme e Rusisë në UNESCO, në kohën kur Kosova kishte dështuar të anëtarësohej në këtë organizatë, e që ishte dekoruar nga Kisha Ortodokse Serbe.
Mitrofanova, dyshohet se mund të jetë pjesë e strukturave të sigurisë së Federatës së Rusisë. Ajo ka pasur afërsi me kryespiunin bullgar Nikolay Malinov, po ashtu afërsia e saj dëshmohet edhe me Konstantin Kosachev, delegatin famëkeq dhe propaganduesin rus në Këshillin e Evropës.
Që nga 15 janari 2021, ajo kishte shërbyer si ambasadore e Federatës Ruse në Bullgari. Paraprakisht, ajo kishte mbajtur funksione të rëndësishme në UNESCO, delegate e përhershme e Federatës Ruse në UNESCO (2009 – 2016); kryesuese e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s (2009 – 2011) dhe kryesuese e Komitetit Botëror të Trashëgimisë të UNESCO-s.
Ajo paraprakisht ka qenë udhëheqëse e “Rossotrudnichestvo”, organizatë e spiunëve të maskuar rusë.
Nga të dhënat biografike të Mitrofanovas, për të cilën thuhet se ka mbaruar në MGIMO University, theksohet ndër të tjera se ajo është motra e Aleksey Mitrofanovit, i njohur për krijimin e filmit “Yuliya”, i cili portretizoi dy persona të quajtur Misha dhe Yuliya në skena të ndryshme erotike që i ngjanin kryeministres së atëhershme të Ukrainës, Yulia Tymoshenko dhe presidentit të Gjeorgjisë, Mikhail Saakashvili.
Shtetet ku Vladimir Putin është i koncentruar më së shumti në Ballkan për të ushtruar luftën hibride janë Serbia dhe Bullgaria. /KP/
Rruga Press