Bota

Bullgari, partia e sapolindur fiton zgjedhjet

Mundësia që Bullgaria të krijojë një qeveri të re u bë më konkrete të hënën pasi rezultatit të papritur të partisë së sapokrijuar kundër korrupsionit, në zgjedhjet e treta në 8 muaj.

Me shumicën e votave të numëruara partia e re e qendrës “ne vazhdojmë ndryshimin” ka siguruar mbi 25 përqind të mbështetjeve, duke lënë pas ish partinë në pushtet GERB.

Konservatorët e ish-kryeministrit Boiko Borisov siguruan 22 përqind të votave. E krijuar vetëm disa javë më parë nga dy të diplomuar në Harvard, Kiril Petkov dhe Asen Vasilev, partia fitoi menjëherë mbështetjen për qëndrimin e fortë kundër korrupsionit dhe premtimin për reforma në sektorët kyçe të anëtarit më të varfër të BE-së.

Lexo më shumë  Franca dhe Britania kërkon përfshirjen e Libanit në marrëveshjen për armëpushim

“Ne do të jemi forca kryesore politike. Do të kemi shumicën prej 121 vendesh në Parlament dhe Bullgaria do të ketë një Kabinet të rregullt koalicioni”, deklaroi Petkov.  

Mund të duhen ditë deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare por nëse fitorja do të konfirmohet, Petkov do të marrë mandatin për krijimin e qeverisë së re.  Që prej demonstratave masive në verën e vitit 2020 kundër qeverisë Borisov, shumë bullgarë kanë shpresuar për ndryshim. Por zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura në prill e më pas në korrik të këtij viti prodhuan rezultat të paqartë, me partitë që dështuan të krijonin një koalicion.

Lexo më shumë  Britania refuzon vendosjen e taksave për Ngushticën e Hormuzit: Irani nuk mund të “rrëmbejë” rrugën tregtare

Petkov ka thënë së është i interesuar për negociata transparente koalicioni me partinë e djathtë “Bullgaria demokratike” e cila siguroi 6 përqind të votave dhe partinë populiste të personalitetit televiziv  Slavi Trifonov.

Analistët besojnë se socialistët e PSB mund të jenë partia e 4 e koalicionit. Bullgarët votuan gjithashtu për zgjedhjet presidenciale me Rumen Radev që prihet të shkojë në balotazhin e 21 nëntorit për një mandat të dytë 5-vjeçar në krye të vendit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *