Lajme

Bujqësia shqiptare në “sfidën” për mbijetesë

Sektori bujqësor në Shqipëri  po përballet me sfidën për mbijetesë.

Agim Rrapaj Këshilli i Agrobiznesit shqiptar thekson se problem i ndjeshëm në këtë kohë mbeten ndryshimet klimatike të cilat po dëmtojnë prodhimet  si dhe lënia e tokës djerrë si  pasojë e emigrimit të  njerëzve.

Për të mbështetur këtë sektor  qeveria miratoi një garanci sovrane prej 1 mld lekësh  për të nxitur bankat që të japin më shumë kredi. Rrapaj thekson se financimi është minimal  dhe pengon  investimet në bujqësi

Lexo më shumë  Qeveria iu ndan komunave 15 milionë euro për t’i mbuluar pagat në arsim

Ndryshimet fiskale  që hynë në fuqi këtë vit parashikohet të përkeqësojnë  gjendjen e  bujqësisë.

Pavarësisht se sektori bujqësor ka numrin më të lartë të vetë punësuarve në Shqipëri kohët e fundit ky sektor ka pasur një ecuri të dobët  e madje edhe në vitet në vijim pritshmëritë mbeten të njëjta.

Rruga Press

YouTube player