Broja, titullar në fitoren e Southampton, fitojnë Chelsea dhe Liverpool
Chelsea ka marrë një fitore në sekondat e fundit në sfidën e radhës në Premier League, përballë Crystal Palace.
Blutë e Londrës e shënuan golin e avantazhit 0-1 në minutën e 90 të takimit falë Ziyech, duke forcuar pozitat në vendin e tretë të renditjes.
Liverpool mposhti 3-1 ekipin modest të Norwich. Ndonëse në disavantazh, “The Reds” rigjetën forcat për të rikthyer rezultatin.
Southamptoni i Brojës vijon të tregojë një formë të mirë ashtu si në ndeshjet e mëparshme. Ekipi i sulmuesit shqiptar fitoi 2-0 ndaj Everton, me Brojën që e nisi lojën si titullar.
Rruga Press