Sport

Broja në garë për lojtarin e vitit te Southamptonit, këtu mund të votoni për yllin shqiptar

Skuadra angleze Southampton përmes një postimi në Facebook ua ka mundësuar tifozëve që të votojnë për lojtarin më të mirë të këtij sezoni.

Sigurisht që favoriti për ta fituar këtë çmim është kapiteni i skuadrës James Ward-Prowse, por krahas tij i pëlqyer është edhe ylli shqiptar Armando Broja.

Që prej kalimit të tij në formë huazimi nga Chelsea te skuadra e Southamptonit, Broja ka arritur të regjistrojë nëntë gola dhe një asistim në 35 paraqitje, statistika këto që kanë tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave evropiane.

Po ashtu, së fundmi është rritur edhe vlera e tij në treg, ku në dhjetorin e vitit 2021 kishte vlerën e nëntë milionë eurove, ndërsa tani ka vlerën e 18 milionë eurove.

Ndërkaq, më poshtë mund ta gjeni linkun ku mund të votoni për Armando Brojën si lojtarin më të mirë të vitit te Southamptoni.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *