Sport

Broja, kryefjalë në Londër, pritet të udhëheq Chelsea-n, Pochettino flet me fjalë të mëdha

Më shqiponjën në duar, më në fund, Armando Broja rikthehet të festojë, rikthehet të shënojë, këtë e bëri në FA Cup, në sfidën kundër Preston.

Sulmuesi kuqezi zhvilloi një paraqitje fantastike, për sa kohë ishte në fushë, jo vetëm goli i shënuar, por goditi shtyllën dhe ishte një rrezik konstant me topin në këmbë. Pochettino beson shume te talenti shqiptar, këtë periudhë i ka dhënë minuta të rëndësishme, ndërsa pas sfidës në Kupë foli me fjalë të mëdha:

Lexo më shumë  Muçi: Kemi ardhur për të fituar në Poloni dhe t’i bëjmë të gjithë krenarë

“Mendoj se do të ishte fantastike që t’i rritej vetëbesimi pas këtij goli. Armando duhet të buzëqeshë, duhet të jetë pozitiv dhe të ndryshojë gjuhën e trupit. Ai ka potencial të mahnitshëm, po flasim për një sulmues të ri këtu në Angli apo Evropë, një nga ata me më shumë potencial”, u shpreh ndër të tjera Pochettino.

Me paraqitjen e shfaqur kundër Preston, Broja pritet të ketë edhe më shumë minuta, kjo pasi Xhekson është larguar për në Kupën e Afrikës, ndërsa Nkunku është i dëmtuar. Nuk e fshehu gëzimin për golin dhe paraqitjen e bërë as Broja: “Të gjithë presin të shënosh në çdo ndeshje, presion është i madh. Nuk është e lehtë të mos shënosh…Tentoj t’i lë pas ditët e këqija, mundohem të shikoj përpara për ato të mirat. Jam shumë i emocionuar dhe i lumtur. Shpresoj të shënoj të tjerë gola”, u shpreh Broja.

Lexo më shumë  Shqipëria për fitore në Poloni, formacionet zyrtare
YouTube player
YouTube player