Sport

Broja: Jam gati për të dhënë më të mirën për Evertonin

Armando Broja është i etur për t’u treguar tifozëve të Evertonit futbollin e tij më të mirë, pasi sulmuesi i ri i Bluve u zotua të japë gjithçka për ta çuar klubin drejt një të ardhmeje të ndritur.

22-vjeçari shqiptar përfundoi një huazim një sezon, me një opsion të klubit për ta bërë të përhershme lëvizjen, nga Chelsea në minutat e fundit të ditës së fundit të transferimeve të së enjtes së kaluar.

“Ndihem mrekullueshëm dhe jam shumë i lumtur që jam këtu,” tha ai për evertontv. “Jam shumë i lumtur dhe mezi pres të filloj. Unë mendoj se ka një ekip të fortë këtu, një përzierje lojtarësh të rinj dhe me përvojë. Është një mjedis fantastik për mua të vij të luaj futboll, të luaj në Premier League me një klub si Evertoni. Ky është një klub me një histori të madhe”, shtoi ai, përcjellë KosovaPress.

Sulmuesi kuq e zi më pas foli edhe për tifozët e skuadrës së re të tij.

“Dua të lë përshtypje edhe te tifozët, duke shënuar gola, duke krijuar raste, ritmin e punës sime pa top, duke qenë agresiv si sulmues dhe duke ndihmuar skuadrën në çdo mënyrë që mundem. Dua të hyj dhe të ndërtoj një marrëdhënie të shkëlqyer me tifozët, me shokët e mi dhe me stafin trajnues”, ka thënë Broja.

Rruga Press

YouTube player