Lajme

Brnabiq kritikon Von Cramonin për Kosovën – eurodeputetja gjermane i reagon kryeministres serbe

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq ka kritikuar raportuesen e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, duke thënë se ajo ka standarde të ndryshme kur bëhet fjalë për shtetin serb dhe Kosovës.

E para qeverisë serbe ka deklaruar se politikania gjermane bën dallime kur bëhet fjalë për sundimin e ligjit në Kosovë dhe Serbi.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

“Sundimi i ligjit është një gjë tjetër në rastin e Prishtinës dhe tjetër në rastin e Beogradit? Serbët në Kosovë nuk kanë të njëjtat të drejta si qytetarët kudo tjetër”, tha Brnabiq.

Deklarata e kryeministres serbe ka bërë që të reagojë deputetja e të Gjelbërve në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e cila ka thënë se sundimi i ligjit vlen njëlloj për të gjithë, qoftë në Loznicë, Mitrovicë Veriore apo Gjermani.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

“Unë gjithmonë do të mbroj të drejtat civile dhe të njeriut, pavarësisht kombësisë”, shkroi ajo në Twitter.

“Në vend që të më sulmoni, përpiquni të flisni me njerëzit tuaj në Gornji Nedeljica”, iu drejtua Cramon, Brnabiqit.

Ndryshe, Cramon ka qëndruar javë më parë në shtetin serb, ku u sulmua verbalisht nga disa mbështetës të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *