Bota

Brnabiç: Krivokapiç pranoi ftesën për të marrë pjesë në darkën për “Open Balkan”

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka thënë sot se ftesa për t’u bashkuar në iniciativën “Open Balkan” vlen për të gjithë. Ajo bëri të ditur se kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç ka pranuar ftesën për të marrë pjesë.

Brnabiç u pyet nëse ka diskutuar me homologun malazez lidhur me inciativën “Open Balkan”, ajo tha se të dy kanë diskutuar.

Lexo më shumë  Rusia po rekruton burra të dehur nga qendra rehabilitimi për frontin ushtarak

“Krivokapiç më ka dëgjuar me zemër të hapur dhe ka pranuar ftesën për darkë në të cilën do të marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov, që do të vijnë sot në Beograd. Çfarë do të ndodhë më pas është vendim sovran i Malit të Zi”, tha Brnabiç.

Rruga Press

Lexo më shumë  Pas kërcënimeve të Trumpit ndaj Iranit rritet sërish çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *