KryesoreLajme

Britaniku Peach: Sulmi në Banjskë ishte incident i rëndë, Policia e Kosovës u tregua profesionale

I dërguar britanik për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach i ka bërë thirrje Serbisë që t’i vendosë sanksione Rusisë, sepse sipas tij është shteti i fundit në Ballkanin Perëndimor që nuk e ka bërë një gjë të tillë, dhe të hetojë parregullsitë e mundshme në zgjedhjet e mbajtur në dhjetor për të ruajtur integritetin e procesit zgjedhor.

Gjatë një interviste dhënë për Hina, Peach shprehu mbështetjen absolute për normalizimin e marrëdhënies ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe dënoi sulmin e armatosur në Banjskë, ku një grup serbësh të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës, transmeton Telegrafi

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Ai e quajti atë “incident të rëndë” dhe theksoi se autoritetet e Kosovës po bashkëpunojnë plotësisht në hetim, “gjë që ai e theksoi edhe gjatë bisedave në Beograd”.

Peach shtoi se sasia e armëve të gjetura mund të jetë destabilizuese për Kosovën, për këtë arsye vlerësoi veprimet profesionale dhe të koordinuara të Policisë së Kosovës.

“Nga normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës do të përfitojnë të gjithë qytetarët e të dyja vendeve, por edhe rajoni më i gjerë, përfshirë edhe Kroacinë, dhe e ardhmja e Kosovës është ajo e një republike multietnike”, tha Peach.  

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe
YouTube player