Bota

Britania refuzon vendosjen e taksave për Ngushticën e Hormuzit: Irani nuk mund të “rrëmbejë” rrugën tregtare

Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, tha se Ngushtica e Hormuzit  është një rrugë ndërkombëtare transporti dhe tranziti, që do të thotë se zbatohen parimet e lirisë së lundrimit.

“Vendet nuk mund t’i rrëmbejnë këto lloj rrugësh ndërkombëtare tranziti dhe të aplikojnë në mënyrë të njëanshme taksat. Ata nuk mund ta bëjnë këtë si pjesë e ligjeve të detit dhe marrëveshjeve të Kombeve të Bashkuara”, u shpreh ajo.

Lexo më shumë  Macron: Rreth 15 vende do të lehtësojnë trafikun në Ngushticën e Hormuzit

Ndërkohë, presidenti i ShBA-së, Donald Trump, tha të martën se Shtetet e Bashkuara do të përdorin planin 10-pikësh të Iranit, i cili kërkon që Irani të mbledhë një taksë prej 2 milionë dollarësh për anije, si bazë për një armëpushim të përhershëm.

Presidenti amerikan nuk ka argumentuar kundër mbledhjes së taksave nga Irani dhe ka shprehur publikisht mendimin se ShBA-ja mund të formojnë një “sipërmarrje të përbashkët” për operacionin.

Cooper i tha se liria e deteve është një “parim që zbatohet në të gjithë globin dhe është thelbësor për koston e jetesës. Është thelbësore për ekonominë globale”.

Lexo më shumë  Moska kërcënon shtetet baltike, duke pretenduar se ato ndihmojnë Ukrainën të sulmojë Rusinë

Në një intervistë ajo kritikoi përdorimin e gjuhës nga Trump në konflikt.

“Retorika që kemi parë të përdoret, ka qenë krejtësisht e gabuar. Mendoj se kjo lloj retorike mund të ketë pasoja përshkallëzuese”, tha ajo.

Rruga Press

YouTube player