Britania plan me 5 pika për dëbimin e emigrantëve shqiptarë
Kryeministri britanik Rishi Sunak njoftoi sot planet për të përshpejtuar largimin e emigrantëve shqiptarë pas presionit për të pastruar numrin e madh të kërkesave për azil.
Në një fjalim në Parlament, Sunak u shpreh se emigrimi i paligjshëm është ‘i padrejtë’ për britanikët, emigrantët e ligjshëm dhe azilkërkuesit e vërtetë
“Është e padrejtë për ata që kanë një rast të vërtetë për azil kur kapaciteti ynë për të ndihmuar merret nga njerëz që vijnë nga vende që janë krejtësisht të sigurta. Është e padrejtë për ata që migrojnë këtu legalisht kur të tjerët vijnë këtu duke mashtruar sistemin. Dhe mbi të gjitha, është e padrejtë ndaj britanikëve që luajnë sipas rregullave, kur të tjerët vijnë këtu ilegalisht dhe përfitojnë nga thyerja e këtyre rregullave”, u shpreh Sunak.
Së pari, do të ketë një komandë të re, të unifikuar të anijeve të vogla, ku do të përfshihet ushtria, forcat civile dhe inteligjenca.
Së dyti, emigrantëve ilegale do t’u ndalohet të hapin llogari bankare.
Së treti azilantët nuk do të strehohen më në hotele, por në konvikte dhe magazina ushtarake.
Së katërti punonjësve që trajtojnë rastet e azilit do u bëhet shumë e qartë se Shqipëria është vend i sigurt. Ata që pretendojnë se janë viktima të skllavërisë moderne, duhet ta provojnë këtë, tha Sunak.
Së pesti, në fillim të vitit të ri qeveria do të nxjerrë ligje për të siguruar që njerëzit që mbërrijnë në MB ilegalisht nuk do të mund të kërkojnë azil këtu.
Kjo është një politikë që Suella Braverman, sekretarja e brendshme, propozoi në konferencën e konservatorëve.
Rruga Press