Bota

Britania premton 3 miliardë funte në vit ndihmë për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka premtuar 3 miliard funte (mbi 3 miliardë e 500 milionë euro) në vit ndihmë për Ukrainën.

Kjo do të bëhet “për aq kohë sa është e nevojshme” për të dhënë ndihmën, tha të enjten sekretari i jashtëm britanik, David Cameron.

Ai kështu u shpreh në vizitën e tij të dytë në Ukrainë, që kur e mori postin të cilin e gëzon aktualisht.

Lexo më shumë  Më shumë se 30 vende të gatshme për të dërguar trupa në Ukrainë për të siguruar paqen

Cameron tha gjithashtu se nuk kishte asnjë kundërshtim nëse armët e furnizuara nga Britania e Madhe do të përdoreshin për të goditur brenda Rusisë.

Ai takoi presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, dhe ministrin e Jashtëm, Dmytro Kuleba, në udhëtimin e tij, raporton The Guardian,

Cameron e ka bërë sigurimin e armëve shtesë për Ukrainën një nga prioritetet e tij kryesore si sekretar i jashtëm.

Lexo më shumë  Andriy Hnatov, shefi i ri i ushtrisë ukrainase

Njoftimi i tij është premtimi më i madh i shpenzimeve të Mbretërisë së Bashkuar që nga pushtimi i plotë i Rusisë në vitin 2022.

Rruga Press

YouTube player