BallinaBota

Britania paralajmëron: Vaksina anti-covid shkakton reaksion tek njerëzit alergjik

Enti rregullator britanik mbi çështje të shëndetit ka thënë se njerëzit të cilët vuajnë nga alergjia të mos marrin vaksinën anti-Covid të kompanisë amerikane Pfizer dhe partnerit të saj gjerman BioNTech.

Ky njoftim erdhi pasi dy persona raportuan se kishin pësuar efekte anësore pas vaksinimit në ditën e parë të fillimit të një fushate masive në Britani.

Lexo më shumë  Inteligjenca ukrainase zbulon bashkëpunimin Rusi-Iran në luftë: Moska kishte pamje satelitore të bazës amerikane që u godit!

Ditën e martë Britania nisi vaksiniin me të moshuarit dhe punonjësit e vijës së frontit.

Drejtori i Shërbimit Kombëtar Shëndetësor Stephen Poëis tha se udhëzimet mbi vaksinën u ndryshuan pasi dy punonjës të këtij institucioni raportuan reaksione të llojit anafilaktik pas marrjes së vaksinës.

“Siç ndodh zakonisht me vaksinat e reja, entet rregullatore këshillojnë si një masë paraprake që njerëzit me një historik të konsiderueshëm reaksionesh alergjike të mos e marrin këtë vaksinë, pasi dy persona që kanë vuajtur nga reaksione serioze alergjike, kanë pësuar efekte anësore“-tha zoti Poëis.

Lexo më shumë  BE u bën thirrje vendeve anëtare të frenojnë kërkesën për naftë: Përgatituni për ndërprerje të zgjatura

Enti rregullator tha se do të kërkonte informacion të mëtejshëm dhe po e hetonte rastin si një çështje me përparësi. Kompanitë Pfizer dhe BioNTech njoftuan gjithashtu se po mbështesin hetimin.

YouTube player