BotaKryesore

Britania paralajmëron Putinin për nëndetëset ruse: Çdo sulm ndaj kabllove dhe tubacioneve do të ketë pasoja serioze

Britania ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj Vladimir Putinit në lidhje me nëndetëset ruse të gjetura në Atlantikun e Veriut.

Sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healy, ka paralajmëruar se çdo përpjekje për të dëmtuar kabllot dhe tubacionet e Mbretërisë së Bashkuar “do të ketë pasoja serioze”.

“Ne e shohim aktivitetin tuaj mbi kabllot dhe tubacionet tona dhe ju duhet ta dini se çdo përpjekje për t’i dëmtuar ato nuk do të tolerohet dhe do të ketë pasoja serioze”, tha ai.

Paralajmërimi erdhi pasi Britania vuri re nëndetëse ruse sulmuese dhe spiune, dhe sipas Healy, Londra dhe aleatët e saj i kishin monitoruar anijet për një muaj para se ato të niseshin.

Lexo më shumë  Britania refuzon vendosjen e taksave për Ngushticën e Hormuzit: Irani nuk mund të “rrëmbejë” rrugën tregtare

Duke folur nga Downing Street të enjten, Healy tha se në javët e fundit, ndërsa vëmendja e shumë njerëzve është përqendruar në krizën në Lindjen e Mesme, Mbretëria e Bashkuar, duke punuar me Norvegjinë dhe aleatë të tjerë, i është përgjigjur “aktivitetit në rritje rus” në veriun Atlantik të Mbretërisë së Bashkuar.

“Ne e shohim aktivitetin tuaj mbi kabllot dhe tubacionet tona, dhe ju duhet ta dini se çdo përpjekje për t’u shkaktuar dëme atyre nuk do të tolerohet dhe do të ketë pasoja serioze”, i tha ai presidentit rus.

Lexo më shumë  Përfshirja e Libanit në armëpushim, BE: Sulmet e Izraelit atje vështirë se justifikohen si vetëmbrojtje

Në fund të marsit, Mbretëria e Bashkuar njoftoi se ushtria e saj ishte e përgatitur të sekuestronte anije që besohet të jenë pjesë e të ashtuquajturës “flotë në hije” të Rusisë, e cila po transporton naftë në shkelje të sanksioneve ndërkombëtare të vendosura ndaj Moskës për shkak të luftës në Ukrainë. Më parë, Britania kishte ndihmuar Francën dhe SHBA-në të monitoronin anijet para se të hipnin në to.

“Ne jemi të përgatitur të ndërmarrim veprime” kundër anijeve në fjalë, tha Healy.

Rruga Press

YouTube player