Bota

Britania nuk e ka në plan të paguajë në rubla për gazin rus

Një zëdhënës i kryeministrit britanik, Boris Johnson, ka deklaruar të enjten se Britania e Madhe nuk e ka ndërmend të paguajë për gazin rus në rubla, raporton Sky News.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar të enjten një dekret, përmes së cilit kërkohet që vendet që blejnë gaz nga Rusia, duhet të paguajnë vetëm në rubla, duke filluar nga dita e premte.

Lexo më shumë  Trump rrit tarifat për importet kanadeze të çelikut dhe aluminit në 50% – si hakmarrje për tarifat e energjisë nga Ontario

Mirëpo zëdhënësi i Johnsonit ka deklaruar se qeveria britanike po monitoron implikimet e kërkesës së Putinit në tregun evropian.

“Kjo nuk është diçka që ne do të kërkojmë të bëjmë”, ka thënë zëdhënësi, i pyetur nëse kishte ndonjë rrethanë në të cilën Britania megjithatë do të paguante në rubla.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *