Britania ngrin aktivitetin e bankave kryesore ruse në Britani
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka folur për sanksionet e reja kundër Rusisë, duke thënë se ukrainasit po bëjnë “mbrojtje të ashpër” dhe duke e quajtur Vladimir Putin një agresor gjaksor.
Ai ka njoftuar se të gjitha bankat kryesore ruse do të përballen me një ngrirje të plotë të aktiviteteve në Mbretërinë e Bashkuar.
Kryeministri premton gjithashtu legjislacionin javën e ardhshme për të ndaluar kompanitë e mëdha ruse të rrisin financat/borxhin në tregun e Mbretërisë së Bashkuar.
Rruga Press