Britania kërkon nga sektori publik që të ndërpresë kontratat me kompanitë ruse e bjelloruse
Kabineti qeveritar i Mbretërisë së Bashkuar ka nxjerr të hënën një varg politikash prokurimi për organizatat e sektorit publik që kanë kontrata me furnizues rusë ose bjellorusë, duke u kërkuar atyre t’i anulojnë ato kontrata.
“Udhëzimi i lëshuar sot për ekipin blerës të sektorit publik rekomandon që organet publike, duke përfshirë departamentet qeveritare dhe spitalet, të kërkojnë menjëherë të identifikojnë çdo kontratë me kompani ruse dhe bjelloruse dhe nëse është e mundur të ndërrojnë furnizuesit, të ndjekin rrugët ligjore për anulimin e tyre”, thuhet në deklaratë, raporton The Guardian.
Rruga Press