Bota

Britania i kërkon Gjermanisë t’i dhurojë Ukrainës tanket Leopard

Gjermania duhet të japë dritën jeshile për dhurimin e tankeve të saj Leopard 2 në Ukrainë, u tha deputetëve sekretari i mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar.

Ben Wallace konfirmoi të hënën se Britania e Madhe do të dërgojë 14 tanke Challenger 2 në Ukrainë, si pjesë e një pakete më të madhe ndihme ushtarake për vendin.

Njoftimi i Mbretërisë së Bashkuar vjen pasi Franca të premten u zotua të dërgojë tanke të lehta luftarake AMX-10 RC në Kiev, brenda dy muajsh.

Duke lavdëruar Francën për atë vendim, Wallace inkurajoi ministrat gjermanë të ndiqnin shembullin duke dhuruar tanke Leopard 2 dhe duke autorizuar vendet e treta për ta bërë këtë. Ministrat e mbrojtjes nga aleatët perëndimorë të Ukrainës do të takohen të premten në bazën amerikane të Ramstein, në Gjermani, për të diskutuar mbështetjen e mëtejshme ushtarake për Kievin.

“Pas diskutimeve me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë evropianë, shpresohet që shembulli i dhënë nga francezët dhe nga ne do t’i lejojë ata vende që mbajnë tanke Leopard të dhurojnë gjithashtu,” tha Wallace. “Unë e di se ka një numër vendesh që duan të bëjnë të njëjtën gjë – askush nuk po shkon vetëm. Unë do t’i nxisja kolegët e mi gjermanë ta bëjnë këtë. Këto tanke nuk janë sulmuese kur përdoren për metoda mbrojtëse”, shtoi ai.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Gjermania ka treguar mëdyshje për një lëvizje të tillë deri më tani, duke thënë se tanket perëndimore duhet t’i jepen Ukrainës vetëm nëse ka marrëveshje midis aleatëve kryesorë të Kievit, veçanërisht Shteteve të Bashkuara.

Zyrtarët perëndimorë duan të vendosin një ekuilibër mes garancisë që Ukraina të mund të mbrohet dhe mosfurnizimit me armë që mund të inkurajojnë Kievin të kryejë sulme ndaj Rusisë ose të tërheqë NATO-n në luftë me Moskën.

Paketa e fundit e MB përfshin gjithashtu “qindra” automjete të blinduara të tjera, tha Wallace, duke përfshirë Bulldogët; një paketë mbështetëse manovrash duke përfshirë aftësitë e çminimit; “dhjetëra sisteme të tjera ajrore pa ekuipazh”; dhe 100.000 fishekë të tjerë artilerie.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

Wallace tha se Rusia ka humbur rreth 1600 tanke luftarake që nga fillimi i luftës dhe pretendoi se po përdor punën e detyruar të të dënuarve për të prodhuar armë.

Ai e përshkroi emërimin nga Rusia të Valery Gerasimov si shef i shtabit të përgjithshëm dhe zëvendësministër i mbrojtjes javën e kaluar si “domethënës”.

“Ne tani do të prisnim një prirje të kthimit drejt një ofensive ruse, pavarësisht se sa humbje jetësh e shoqërojnë atë”, tha ai.

Ushtarët ukrainas do të trajnohen “menjëherë” për operimin e tankeve në Mbretërinë e Bashkuar dhe në vende të tjera evropiane, duke përfshirë Gjermaninë, por SHBA-ja do të udhëheqë pjesën më të madhe të trajnimit të formacionit, tha Wallace.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *