Bota

Britania heq karantinën për të gjithë personat e vaksinuar që udhëtojnë nga SHBA-ja dhe BE-ja

Njerëzit të cilët janë vaksinuar plotësisht në BE ose SHBA nuk do të kenë nevojë të izolohen kur vijnë në Angli, Skoci dhe Uells nga një vend i listës së zonës së gjelbër.

Sipas BBC, ndryshimi do të hyjë në fuqi duke filluar nga dita e hënë, aktualisht vetëm njerëzit që kanë marrë vaksinën në Mbretërinë e Bashkuar mund të shmangin karantinën kur mbërrijnë nga vendet e listës jeshile, përveç Francës.

Lexo më shumë  Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar tha se ndryshimi i rregullit do të ndihmonte për të ribashkuar familjen dhe miqtë, të dashurit e të cilëve jetojnë jashtë vendit.

Sekretari i Transportit, Grant Shapps tha se vendimi do të zbatohet për njerëzit që janë vaksinuar plotësisht me një vaksinë të miratuar nga BE-ja ose SHBA-ja, ku doza e dytë duhet të jetë marrë të paktën 14 ditë para udhëtimit. Gjithsesi ata sërish do të duhet të bëjnë një test PCR në momentin e mbërritjes.

Lexo më shumë  Ndihma norvegjeze për Ukrainën do të arrijë në 2.7 miliardë dollarë në 2025

Vendimi vjen ndërsa 27,734 raste të tjera u raportuan në MB, duke i dhënë fund një periudhe shtatë-ditore të rënies së numrit të rasteve. Shifra esë mërkurës ishte e ulët krahasuar me një javë më parë, kur u raportuan 44,104 raste.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *