Britania e Madhe vendos sanksione të reja ndaj sektorit të linjave ajrore ruse
Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar se po vendos kufizime të reja në sektorin e linjave ajrore ruse si hakmarrje ndaj luftës në Ukrainë.
Sipas sanksioneve, tre linja ajrore, Aeroflot, Ural Airlines dhe Rossiya Airlines, nuk do të jenë në gjendje të shesin parcelat e tyre të papërdorura të uljes në të gjitha aeroportet e Mbretërisë së Bashkuar.
“Ne kemi mbyllur tashmë hapësirën tonë ajrore për linjat ajrore ruse. Për sa kohë që Putini vazhdon sulmin e tij barbar ndaj Ukrainës, ne do të vazhdojmë të synojmë ekonominë ruse,” tha Sekretarja e Jashtme Liz Truss.
Qeveria ka vlerësuar se vendet ku bëhet ulja e avionën janë në vlerën 50 milion £.
Një numër sanksionesh janë vendosur tashmë ndaj Rusisë, me qeverinë që thotë se ato kanë pasur “një ndikim të rëndësishëm mbi Putinin dhe makinën e tij të luftës”.
Çfarë kanë shkaktuar sanksionet e tjera?
- Disa prodhues armësh janë detyruar të pezullojnë aktivitetin e tyre për shkak të mungesës së pjesëve;
- Aftësitë e kompanive të mbrojtjes janë kufizuar, duke kufizuar aftësinë e Rusisë për të zëvendësuar teknologjinë e avancuar, duke përfshirë dronët;
- Shitjet e brendshme të automjeteve të Rusisë kanë rënë me 80% pjesërisht për shkak të mungesës së komponentëve – gjë që po redukton gjithashtu aftësinë e saj për të prodhuar automjete ushtarake.