Bota

Britania e Madhe: Rusia s’ka vend në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut

Sekretarja e Jashtme Britanike Liz Truss ka thënë se Rusia nuk ka vend në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriu

Gjatë një konference për shtyp në Varshavë pas takimit me homologun e saj ukrainas Dmytro Kuleba sot, Truss tha se pas krimeve të tmerrshme  që ushtria ruse ka bërë në Ukrainë, s’ka më vend për Moskën në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Lexo më shumë  Eurodeputeti francez i kërkon Amerikës të kthejë Statujën e Lirisë, të cilin Franca ja ka pas bërë dhuratë: Ne ua dhamë, por ju duket se e përbuzni

“Fakti është se të qenurit të ashpër është e vetmja qasje që do të funksionojë,” shtoi ajo.

“Putini e ka përshkallëzuar këtë luftë dhe kjo qasje është jetike për të siguruar që ai të humbasë në Ukrainë dhe që ne të shohim një tërheqje të plotë të trupave ruse. Nuk duhet të flitet për heqjen e sanksioneve, ndërkohë që trupat e Putinit janë në Ukrainë dhe kërcënimi i agresionit rus është duke u mbingarkuar mbi Evropën”, ka thënë Truss.

Lexo më shumë  Paralajmërimi i Lituanisë: Evropa Jugore duhet të shpenzojë më shumë për mbrojtjen!

RRuga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *