BallinaBota

Britania e Madhe miraton vaksinën e dytë kundër koronavirusit

Agjencia Rregullatore për Barnat në Britaninë e Madhe miratoi vaksinën e dytë që do të përdoret në vend kundër koronavirusit.

Vaksina, me emrin e koduar AZD1222, është zhvilluar nga Universiteti i Oksford, me mbështetjen e gjigandit farmaceutike britaniko-suedez AstraZeneca.

Rezultatet e testeve klinike të kësaj vaksine kanë treguar se ajo është 90% efektive për të parandaluar koronavirusit, njësoj si rivalet e saj të Pfizer dhe Moderna. Vendi ka porositur 100 milionë doza të vaksinës.

YouTube player