Britania e Madhe konfirmon sanksione të tjera kundër Rusisë
Qeveria britanike ka njoftuar këtë mëngjes një raund tjetër sanksionesh në vazhdën e pushtimit rus në Ukrainë, këtë herë duke synuar sigurimin.
Kompanitë ruse në industrinë e aviacionit dhe hapësirës nuk do të kenë më akses në shërbimet e sigurimit ose risigurimit me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, qoftë drejtpërdrejt apo tërthorazi.
Një deklaratë tha se kjo masë do të “kufizojë përfitimet që marrin subjektet ruse nga aksesi i tyre në tregun global të sigurimeve dhe risigurimeve”.
Ajo synon “të izolojë më tej ekonominë e Rusisë nga sistemi financiar ndërkombëtar”, tha qeveria.
© Rruga Press