Bota

Britania e Madhe i vendos sanksione të reja ekonomike Rusisë dhe Bjellorusisë

Britania e Madhe ka njoftuar për vendosjen e një pako të re të sanksioneve ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë në përgjigje ndaj agresionit ushtarak në Ukrainë.

Departamenti për Tregtinë Ndërkombëtare tha se tarifat e reja të importit do të zbatohen për mallrat duke përfshirë platinin dhe paladiumin që përdoren për të bërë pjesë për telefona dhe kompjuterë.

Ndalimet e eksportit kanë për qëllim ndalimin e kimikateve, plastikës, gomës dhe makinerive. Duke e quar verën e produkteve që i nënshtrohen sanksioneve në më shumë se 4 miliardë paund.

Lexo më shumë  Kush është kryeministri i ri britanik, Keir Starmer?

Tarifat e reja të importit do të mbulojnë 1.4 miliardë paund mallra, ndërsa ndalimet e planifikuara të eksportit synojnë të ndikojnë në produkte me vlerë më shumë se 250 milionë funte në sektorët e ekonomisë ruse që varen më shumë nga mallrat britanike.

Njoftimi erdhi pasi udhëheqësit e G7-së mbajtën një video-telefonatë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe SHBA-ja e Kanadaja vendosën gjithashtu sanksione të reja.

Ky raund i tretë i sanksioneve tregtare të shpallura nga Qeveria britanike – duke përjashtuar arin dhe energjinë – do të shohë më shumë se 96 për qind të importeve të mallrave nga Rusia të goditura nga kufizime dhe më shumë se 60 për qind të eksporteve të mallrave në Rusi nën kufizime të plota ose të pjesshme.

Lexo më shumë  Sot britanikët votojnë në zgjedhjet e reja parlamentare

Deri më tani më shumë se 1,000 kompani ndërkombëtare ose kanë pezulluar tregtinë në Rusi ose janë tërhequr krejtësisht nga tregu.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *