Britania e Madhe do të vendosë 100 trupa dhe sisteme raketore në Poloni
Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë një sistem raketash Sky Saber dhe 100 trupa në Poloni, tha sekretari i Mbrojtjes, Ben Wallace.
Britania, si të gjithë anëtarët e tjerë të NATO-s ka refuzuar të vendosë çizmet në tokë të Ukrainës, por ka forcuar burimet në vendet fqinje të NATO-s.
Anëtarët e tjerë të NATO-s kanë lëvizur gjithashtu për të rritur sigurinë e krahut lindor të aleancës ushtarake.
Wallace është aktualisht në Varshavë të Polonisë, për bisedime dypalëshe mbi krizën në Ukrainë.
Ai tha në një konferencë shtypi “Ne do të vendosim sistemin e raketave anti-ajrore Sky Saber me rreze të mesme veprimi në Poloni me rreth 100 personel për të siguruar që ne të qëndrojmë përkrah Polonisë, duke mbrojtur hapësirën e saj ajrore nga çdo agresion i mëtejshëm nga Rusia”.
Rruga Press