Bota

Britania dhe Gjermania bashkojnë forcat, nënshkruajnë marrëveshjen ushtarake

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius u takua me homologun britanik John Healey, i cili u prit me nderime ushtarake në Berlin.

Dy ministrat nënshkruan një deklaratë të përbashkët, ku zotohen për më shumë bashkëpunim për përforcimin e industrisë së mbrojtjes, sigurisë evropiane dhe mbështetjen e Ukrainës.

Boris Pistorius, ministri gjerman i Mbrojtjes, e cilësoi marrëveshjen si një urë bashkëpunimi, që pritet të forcojë marrdhënien mes dy vendeve.

Lexo më shumë  Rusët gjatë këtij viti kanë bombarduar “aksidentalisht” 150 herë territorin e vetë

“Ne kemi nevojë të bashkëpunojmë më shumë. Ne duam ta çojmë bashkëpunimin tonë në një nivel të ri, prandaj dhe kemi nënshkruar këtë deklaratë të përbashkët. Ne duam të forcojmë industrinë e mbrojtjes, të forcojmë lidhjet për zhvillimin e saj, si dhe për prodhimin dhe prokurimin e armatimeve dhe municioneve.” tha ministri.

Ndërsa ministri Healey tha se qeveria e re britanike është e prirur të rivendosë raportet me Evropën.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

 “Me Keir Starmer si kryeministër dhe me një mandat të ri elektoral, kjo qeveri e re është e vendosur të ripërtërijë marrëdhëniet me Evropën, jo vetëm duke firmosur letra, por në atë mënyrë që të punojmë së bashku dhe ta bëjmë demokracinë britanike aleatin më të besueshëm.” –tha ai.

Pas Gjermanisë, Healey udhëtoi drejt Estonisë për të vizituar trupat britanike.

YouTube player