Lajme

Britania bën thirrje për lirimin e menjëhershëm të tre policëve kosovarë të kidnapuar

Britania e Madhe ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të tre policëve kosovarë që janë kidnapuar nga forcat serbe në veri të Kosovës.

Qeveria e Britanisë në këtë komunikatë i është referuar si arrestim, kidnapimit të policëve.

Ajo u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë për përmbajtje.

Ndërsa po ashtu i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që kryetarët e katër komunave veriore të ushtrojnë detyrën nga objekte alternative dhe të largohet njësiti special i Policisë së Kosovës nga ndërtesat e komunave në veri. Po ashtu është bërë thirrje për zgjedhje të reja dhe fillim të themelimit të Asociacionit.

Lexo më shumë  Pas Zveçanit, Policia gjen armë, municion dhe eksploziv edhe në Zubin Potok

“Ne bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të tre policëve kosovarë të arrestuar më 14 qershor. I bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë të përmbahen maksimalisht, të evitojnë masat e njëanshme dhe të marrin veprime të menjëhershme për shtensionim. Ne i përsërisim thirrjet ndaj kryeministrit Kurti dhe qeverisë së tij që të sigurojë që kryetarët e zgjedhur të ushtrojnë detyrat e tyre nga lokacione alternative jashtë objekteve të komunave dhe që njësitet speciale të policisë të tërhiqen nga ndërtesat e komunave. Zgjedhje të reja gjithëpërfshirëse të shpallen sa më shpejt të jetë e mundur. Ne presim dhe inkurajojmë serbët e Kosovës të marrin pjesë në ato zgjedhje. Ne presim që Kosova dhe Serbia të angazhohen menjëherë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe në veçanti të fillohet, pa vonesa të mëtutjeshme, me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, thuhet në reagimin Qeverisë së Britanisë.

Lexo më shumë  Kurti: Dyshimet për votat duhet të hetohen, manipuluesit duhet të ndërshkohen

https://www.gov.uk/government/news/uk-statement-on-latest-developments-in-the-north-of-kosovo?fbclid=IwAR3KBUXNnQeox-l9RuzuvyzXZ-QSaS4wTpGiUPxIdVsCHvT1zUppJg9Po1k

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *