BotaKryesore

Britania bashkë me 20 vende nisin bisedimet për forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Britania bashkë me 20 vende nisin bisedimet për forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Mbretëria e Bashkuar të enjten është duke mbajtur takim të mbyllur me liderë të lartë ushtarakë nga më shumë se 20 vende nga “koalicioni i të vullnetshmëve”, derisa po formulojnë plane për një forcë paqeruajtëse të propozuar për Ukrainën, ka raportuar “BBC”.

Lexo më shumë  Tkurret turizmi në Shqipëri, u mbajt nga Kosova dhe Italia në janar-shkurt

Kryeministri britanik Keir Starmer pritet të marrë pjesë në bisedime të enjën mbrëma pasi ka qenë në vizitë të rrallë në një nëndetëse bërthamore.

Planet për një forcë paqeruajtëse perëndimore për Ukrainën thuhet se shumë shpejt do ta fillojnë fazën operacionale.

Oficerë të lartë ushtarakë nga vendet që formojnë “koalicionin e të vullnetshmëve”, të udhëhequr nga Britania dhe Franca, do të diskutojnë se si do të funksionojë në praktikë misioni.

Lexo më shumë  Ukraina rifiton kontrollin e zonave në vijën e frontit në juglindje dhe lindje të vendit

Por ka disa pengesa të mëdha.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar se Moska nuk do të tolerojë prezencën e asnjë ushtari të një anëtari të NATO-s në Ukrainë, pavarësisht rolit të tyre.

Rruga Press

YouTube player