Bota

Breshëri dronësh ukrainas mbi Rusi, grupe anti-Putin po sulmojnë rajonet kufitare

Të paktën 2 grupe të armatosura me bazë në Ukrainë, të cilat pretendojnë se përbëhen nga shtetas rusë anti-Kremlin, kanë nisur një inkursion përgjatë kufijëve perëndimorë të Rusisë.

Këtë gjë e bëjnë të ditur përmes njoftimeve në rrjetet sociale. Legjioni “Çlirimi i Rusisë” dhe Batalioni Siberian, bënë me dije në faqet e tyre në Telegram se kishin ndërmarrë sulme në Rusi nga Ukraina.

Andriy Yusov, një zëdhënës i inteligjencës ushtarake në Kiev tha për mediat vendase se një grup i tretë, Trupat Vullnetare ruse, po merrte gjithashtu pjesë në operacionin që sipas tij po zhvillohej ne territoret ruse.

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

Legjioni i “Çlirimit të Rusisë” dhe trupat vullnetare kanë marrë më herët përgjegjësinë edhe për mësymje të tjera ndërkufitare.

Kremlini nuk ka reaguar për pretendimet, por sipas shërbimeve sekrete të sigurisë FSB, që citohen nga Ria Novosti, që prej 10 marsit janë frenuar një sërë përpjekjesh për të kaluar kufirin nga formacione ukrainase në rajonet e Belgorod dhe Kursk dhe se në përleshje janë eleminuar 100 ushtarë armiq, tanke dhe mjete të blinduara.

Edhe guvernatori i Kurs foli për një përpjekje të tillë.

“Pati një përpjekje për inkursion nga një grup sabotatorësh, me armatime luftarake por të cilët nuk e kaluan dot kufirin. Dua të falënderoj ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë për mbrojtjen e territorit dhe qetësinë tonë.”

Të martën, Kievi ndërmori një valë sulmesh kundër Rusisë, duke dëmtuar një rafineri të madhe nafte. Siç thuhet, u lëshuan një breshëri prej të paktën 25 dronësh dhe 9 raketash, në 7 rajone të ndryshme të Rusisë.

Lexo më shumë  Ndihma norvegjeze për Ukrainën do të arrijë në 2.7 miliardë dollarë në 2025

Moska theksoi se ushtria është ne gjendje alarmi po bën gjithçka për të parandaluar sulmet brenda territorit të vet, përfshirë ato me dronë dhe raketa ukrainase. 

YouTube player