Brenda depos në Kiev, ukrainasit makinerinë ushtarake ruse e riparojnë për ta përdorur kundër tyre
Ukrainasi Jurij Golodov luan rol të veçantë në përgatitjen e makinerisë luftarake që e ka braktisur ushtria ruse, apo ukrainasit kanë arritur t’ua marrin nga fronti.
Ai ka pas vetes një ekip që brenda një depoje i riparojnë pajisjet ushtarake ruse, me qëllim që të mund t’i përdorin sërish ato forcat ukrainase, transmeton Telegrafi.
Ekipi i Golodovit punon në një depo ushtarake në një lokacion të panjohur në Kiev – ku riparon dhe lyen makinerinë ruse me qëllim që ato t’i përdorin ukrainasit.
“Gjithçka që arrijmë të konfiskojmë tek ushtria ruse, i shndërrojmë në makineri vrasëse që i përdorin ushtarët ukrainas”, tha për CNN, Golodovi.
E derisa ekipi i CNN po vizitonte këtë depo, forcat ukrainase u kanë treguar mjetet e blinduara që janë përdorur si armë të rënda për objektiva të ndryshme në Ukrainë.
E në vend të flamurit rus që ishte më parë, tani valëvit flamuri i Ukrainës dhe pajisjet për komunikim që ishin brenda janë marr koduar, dhe më pas janë vënë sërish që të mund t’i përdorin ukrainasit.
“Është një mjet i mirë për terrene malore. Mund të lëviz nëpër çfarëdo terreni në çfarëdo klime. Do ta përdorim për transportimin e të plagosurve”, thotë Golodov.
E një pjesë e madhe e makinerisë që përdor ushtria ruse, është e ngjashme me atë që e përdor ushtria ukrainase, kështu që nuk e kanë problem t’i vozitin.
Rruga Press