BallinaBota

“Breakdancing” pranohet si sport olimpik

“Breaking”, një formë e “breakdancing”, është konfirmuar në programin e Lojrave Olimpike “Paris 2024”. Sporti i ri do t’i bashkohet skejtbordit dhe alpinizmit, dy sporteve të tjera të reja që do të debutojnë në Olimpiadën e shtyrë të Tokios, që do të zhvillohet në vitin 2021.

“Olimpiada do të fitojë dashamirës të rinj, të cilët nuk janë ndjekës të sporteve tradicionale”, tha britaniku Karam Singh për BBC.

Lexo më shumë  Samiti i udhëheqësve të BE-së, Evropa vendos për 90 miliardë € ndihmë për Ukrainën

Konkurrentët në “breaking” do të gjykohen për aftësitë teknike, por edhe për kreativitetin dhe stilin.

Në Olimpiadën e Parisit mendohet se do të marrin pjesë rreth 10 500 sportistë.

YouTube player