Brazili – Spanja, finalja e madhe e Lojërave Olimpike në futboll
Janë mësuar dy finalistët e Lojërave Olimpike “Tokio 2020” në futboll në konkurrencën e meshkujve.
Brazili dhe Spanja janë në garë për medaljen e artë në Lojërat Olimpike.
Kombëtarja spanjolle fitoi në gjysmëfinale ndaj Japonisë me rezultat minimal 1-0 për të prerë biletën për në finale.
Ndërkaq, Brazili e kishte eliminuar Meksikën pas ekzekutimit të penalltive për të arritur finalen.
Kësisoj, në garë për medaljen e bronztë do të përballen Japonia dhe Meksika.

