Braktisja e shkollës, Shqipëria shifra rekord. Emigrimi arsyja kryesore
Shqipëria është në vendet që ka numrin më të lartë të braktisjes së shkollave nga të rinjtë. Arsyeja e braktisjes së shkollës lidhet me emigrimin.
Në Shqipëri, numri i nxënësve që kanë braktisur shkollës, është më i larti në rajon. Sipas një studimi të fundit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, vihet re se gati 17%, e grupmoshës 18-24 vjeç, nuk ishin as në arsim e as nuk po kryenin trajnime. Një përqindje tepër e lartë, krahasuar me të rinjtë e moshës 20 vjec, në Europë. Shqipëria renditej e para dhe pas saj vjen Bosnja, me 4.7% të të rinjve pa arsim, pasuar nga Mali i Zi me 6.7% dhe më pas me RMV me 4.6% dhe Serbia renditej e fundit me 6.2%.
Një ndër arsyet kryesore të braktisjes së shkollës, është emigrimi. Duke u boshatisur bankat e shkollës, edhe niveli i arsimit është në rënie. Edhe pse shpeshherë janë bërë përpjeke, përsëri emigrimi del më shumë në pah, duke pasur shifra edhe më të larta.
Një tjetër faktor shqetësues është fakti që edhe ata të rinj që janë në Shqipëri, nuk bëhen pjesë e kurseve apo trajnimeve. Kjo shifër pati një ulje të lehtë në vitin 2021, jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë Ballkanin Perëndimor, por megjithatë shifrat vijojnë të jenë shqetësuese.
Në BE vetëm 13% e të rinjve 15-29 vjeç nuk janë as në punë as në shkollë dhe as në ndonjë trajnim.
Rruga Press