BQK transferon 15 milionë euro në llogari të Qeverisë, Murati: Viti i dytë radhazi që ndodh kjo
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka transferuar në llogarinë e Qeverisë pjesën e ndashme të fitimit vjetor në vlerë prej 15 milionë euro.
Sipas Muratit, ky është viti i dytë me radhë që ndodh një gjë e tillë, që prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës. “Vitin e kaluar ishte hera e parë që ndodhi një gjë e tillë, ku në llogari të Qeverisë u transferuan 10 milionë euro, ndërsa sivjet janë 15 milionë euro si fitim i ndarë nga BQK,” shkroi ai.
Murati theksoi se ky proces është në përputhje me ligjin dhe përbën një kontribut të rëndësishëm në buxhetin e shtetit.
Rruga Press

