Bota

Bota reflekton mbi trashëgiminë që la heroi i anti-aparteidit, Desmond Tutu

Emeritus Desmond Tutu ishte shumë më tepër se një udhëheqës shpirtëror. Ai e kaloi jetën e tij duke mbrojtur të drejtat civile dhe duke folur kundër padrejtësive, korrupsionit e shtypjes.

 Vdes në moshën 90 vjeçare kryepeshkopi i Afrikës së Jugut Emeritus Desmond Tutu. Laureati i çmimit Nobel për paqen njihej në mbarë botën për aktivizmin kundër aparteidit dhe si një mbrojtës i të drejtave të njeriut. Vdekja e tij u njoftua të dielën nga Presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa.

Emeritus Desmond Tutu ishte shumë më tepër se një udhëheqës shpirtëror. Ai e kaloi jetën e tij duke mbrojtur të drejtat civile dhe duke folur kundër padrejtësive, korrupsionit e shtypjes.

Ai donte që çdo qenie njerëzore në Tokë të përjetonte lirinë, paqen dhe gëzimin që të gjithë ne mund të gëzojmë nëse e respektojmë realisht njëri-tjetrin. Dhe për shkak se adhuronte Zotin, ai nuk i frikësohej askujt. Ai përmendte gabime kudo që shihte dhe nga kushdo që ishin kryer”, tha Thabo Makgoba kryepeshkopi anglikan i Keip Taunit.

Në vitin 1984 Emeritus Desmond Tutu u nderua me çmimin Nobel për Paqe për aktivizmin e tij kundër regjimit racist të aparteidit të Afrikës së Jugut.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

Ai strehoi Nelson Mandelën ditën e parë të lirimit të tij nga burgu.

Më pas, kryepeshkopi e prezantoi atë (Nelson Mandelën) para publikut si presidentin e parë me ngjyrë të vendit në vitin 1994.

Emeritus Desmond Tutu ishte në krye të procesit të shërimit të vendit pas aparteidit. Ai kryesoi Komisionin e së Vërtetës dhe Pajtimit, gjatë seancave të së cilit u dëgjuan rrëfime të tmerrshme e padrejtësi.

Pavarësisht vështirësive me të cilat u përball, Emeritus Desmond Tutu do të mbahet mend për aktivizmin e tij paqësor dhe aftësinë për të falur.

Reagojnë udhëheqësit botërorë

Presidenti Joe Biden shprehu pikëllimin e tij për largimin nga jeta të Desmond Tutut, mbrojtësit të të drejtave të njeriut, i cili ndihmoi në rrëzimin e aparteidit.

Në një deklaratë Presidenti dhe Zonja e Parë Jill Biden, thanë se u trishtuan shumë kur mësuan për vdekjen e tij.

Guximi dhe qartësia morale e tij ndihmuan për të frymëzuar angazhimit tonë për të ndryshuar politikën amerikane ndaj regjimit represiv të aparteidit në Afrikën e Jugut“, thuhej ndër të tjera në deklaratën e tyre.

Ish-Presidenti i SHBA-së, Barack Obama e quajti Emeritus Desmond Tutun “një këshilltar, mik e busull morale për të e shumë të tjerë”.

Dalai Lama tha se Tutu “ishte tërësisht i përkushtuar për t’u shërbyer vëllezërve dhe motrave të tij për një të mirë më të madhe, të përbashkët”.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Jam thellësisht i pikëlluar për vdekjen e Kryepeshkopit Desmond Tutu. Ai ishte një figurë e rëndësishme në luftën kundër aparteidit dhe në luftën për të krijuar një Afrikë të re të Jugut. Ai do të mbahet mend për udhëheqjen e tij shpirtërore dhe humorin e mirë e të papërmbajtshëm”, tha Kryeministri britanik Boris Johnson.

Asnjë fjalë nuk e ilustron më mirë shërbimin e tij sesa tre gjëra për të cilat ai kontribuoi: dashuri, liri dhe dhembshuri. Ai i ruajti vlerat e tij në luftën e gjatë për t’i dhënë fund aparteidit në Afrikën e Jugut, në rolin udhëheqës të fushatës kombëtare për të vërtetën dhe pajtimin si dhe në rolin e tij si qytetar i botës. Ngrohtësia dhe dhembshuria e tij na ofruan një mesazh shpirtëror që është i përjetshëm”, tha ish-Presidenti i SHBA-së Jimmy Carter.

Ai kurrë nuk kishte frikë t’i tregonte shkelësit e të drejtave të njeriut pavarësisht se kush ishin ata.Trashëgimia e tij duhet të nderohet duke vazhduar punën e tij për të siguruar barazi për të gjithë”, tha Drejtoresha Ekzekutive e ‘Amnesty International’ në Afrikën e Jugut, Shenilla Mohamed. (VOA)

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *