Bota

Bota “mban frymën”, Kina kundërshton kontaktet ushtarake mes SHBA-së dhe Tajvanit

Kina ka përsëritur kundërshtimet e veta ndaj lidhjeve ushtarake në mes të Uashingtonit dhe Tajvanit, pasi presidentja tajvaneze, Tsai Ing-Wen, ka konfirmuar se një numër i vogël i trupave amerikane janë prezente në ishull.

Kina Komuniste, e cila e konsideron Tajvanin si territor të saj, dhe është zotuar për ta përfshirë atë nën regjimin e Pekinit – qoftë edhe përmes forcës – ka rritur presionin ushtarak në këtë ishull, duke përfshirë edhe lëvizjet e aeroplanëve ushtarakë kinezë në zonën ajrore të mbrojtur të Tajvanit.

Tsai ka thënë në një intervistë për kanalin televiziv amerikan CNN, se në Tajvan gjendet një numër i vogël i trupave amerikane, që ndihmojnë me trajnim.

Lexo më shumë  Rusia po rekruton burra të dehur nga qendra rehabilitimi për frontin ushtarak

Ajo ka thënë se beson që ushtria amerikane do të mbronte këtë ishull në rast të sulmit nga Kina. Komentet e saj kanë qenë të parat që ka bërë ndonjëherë ndonjë president tajvanez prej vitit 1979, kur është larguar kontigjenti i fundit amerikan nga Tajvani.

“Ne kemi bashkëpunim me SHBA-në me qëllim të rritjes së kapaciteteve tona për mbrojtje”, ka thënë Tsai për CNN.

E pyetur se sa zyrtarë ushtarakë amerikanë gjenden në Tajvan, ajo ka thënë se “nuk janë aq shumë sa mendojnë njerëzit”. Komentet e saj kanë nxitur reagime në Kinë.

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia furnizon Iranin me mbështetje kibernetike dhe imazhe spiunazhi për të përmirësuar sulmet

“Ne e kundërshtojmë çfarëdo forme të këmbimeve zyrtare apo ushtarake në mes të SHBA-së dhe Tajvanit, kundërshtojmë ndërhyrjen amerikane në punët e brendshme të Kinës dhe tentimet për të provokuar tensione”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Wang Wenbin.

“Politika ‘Një Kinë’ është themeli i marrëdhënieve politike Kinë-SHBA”, ka shtuar Wang./REL

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *