KryesoreOpinion/Aktualitet

Bota e ngatërruar e sotme është momenti më i mirë i reflektimit

Nga Elvis Hoxha

Bota e ngatërruar e sotme është momenti më i mirë i reflektimit. Por, si për drejtë, sa kohë që bota ishte e qetë, drejtuesit e saj luajtën k…, sipas shprehjes së presidentit të saj të para ca kohëve. Si, përherë në historinë tonë, na duhet të zgjidhim problemin e sovranitetit në kohën e krizave planetare.

Sepse shumica e shqiptarëve të trojeve mendon interesin vetjak dhe partinë para kombit dhe interesit publik. Sa për shembull, Ali Ahmeti, Edi Rama dhe Dritan Abazoviçi para ca kohës e bën një foto të lumtur. Secili, sipas mundësisë së vet, dëmton perspektivën shqiptare në Ballkan.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Megjithatë…

Reciprociteti në Kosovë do të vendoset në çdo linjë veprimi. Të gjithë ata që e kanë sabotuar sa ishin në pushtet, do ta pengojnë edhe kur të jenë në opozitë.

Marrëdhëniet mes dy Qeverive shqiptare do të thellohen, edhe pse nga njëra palë do të flitet ende për Ballkanin e Hapur.

Perëndimi do ta kuptojë gjithnjë e më shumë se Vuçiçi dhe Serbia e tij nuk mund të jenë siç do Perëndimi, por siç do Putini.

Evropa do ta kuptojë se ka bërë gabim që ka vendosur në kohë krizash dy përfaqësues nga shtete që nuk e njohin Kosovën.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

Evropa e ka kuptuar tashmë që qenia e saj luhet në Ukrainë dhe Kosovë, dhe jo në tryezat e buta me serbët dhe autokratët.

ShBA ka kuptuar që duhet të jetë xhandar përsa që Evropa nuk ka bërë përpjekje të ketë forcë ushtarake, por vetëm marrëdhënie tregtare me cilindo.

Ata që nuk kanë për të kuptuar asgjë në këtë histori janë të korruptuarit e Kosovës dhe Shqipërisë.

Rëndësi ka të kuptojnë shqiptarët e thjeshte.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *