Bosnja zhvarros eshtrat e pesë viktimave të luftës në Mostar
Gjatë një zhvarrimi në fshatin Medjine në zonën e Mostarit, hetuesit gjetën edhe pesë trupa të tjerë njerëzish që besohet të kenë vdekur gjatë luftës në vitin 1994.
Instituti Boshnjak i Personave të Zhdukur i tha BIRN të premten se eshtrat e pesë viktimave të tjera të luftës janë gjetur gjatë zhvarrimit në Medjine, duke e çuar numrin total të eshtrave të viktimave të gjetura në vend në tetë.
Zëdhënësja e Institutit të Personave të Zhdukur, Emza Fazliç tha se katër trupa janë gjetur të plotë, ndërsa tjetri ishte i paplotë.
“Ky zhvarrim është vazhdim i atij nga java e kaluar, kur u gjetën eshtrat e plota të të paktën tre viktimave, të cilat supozohet se janë zhdukur në zonë në vitin 1994”, tha Fazliç.
Ajo shtoi se gjatë zhvarrimit u gjetën rroba si dhe cohë me të cilën ishin mbështjellë viktimat.
Eshtrat do të dërgohen në varrezat e qytetit Sutina në Mostar për të përcaktuar identitetin e viktimave përmes analizës së ADN-së./balkaninsight/
Rruga Press