Lajme

Bosnja zhvarros eshtrat e pesë viktimave të dyshuara të luftës

Eshtrat e të paktën pesë viktimave të luftës, që besohet të jenë gra dhe vajza boshnjake nga e njëjta familje që u vranë në 1992, u gjetën në komunën lindore boshnjake të Bratunacit.

Instituti Boshnjak për Personat e Zhdukur i tha BIRN të enjten se eshtrat e pesë personave janë zhvarrosur në një zonë të vështirë për t’u arritur në fshatin Joseva në komunën e Bratunacit.

Lexo më shumë  Bujqësia dorëzohet, eksportet e zarzavateve ranë me 33%, importet rriten 23% në dymujorin e parë të vitit në Shqipëri

“Mendohet se ky rast ka të bëjë me viktima të etnisë boshnjake të cilat u vranë në shtëpitë e tyre më 14 maj 1992. Pas kësaj, ato u varrosën në këtë vend”, tha zëdhënësja e Institutit Emza Fazliç.

Patologu që mori pjesë në zhvarrim dhe ekzaminoi eshtrat vlerësoi se ato ishin ndoshta tre gra të rritura dhe dy vajza.

Lexo më shumë  Studentët shqiptarë protestojnë sot në Shkup: Provimet të jepen në gjuhën shqipe

“Informacioni që kemi tregon se kjo ishte një familje e tërë që u vra dhe u varros në këtë vend”, tha Fazliç./balkaninsight/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *