Bota

Bosnja lë në fuqi dënimin e ushtarit serb për vrasjen e dy boshnjakëve

Gjykata boshnjake hodhi poshtë apelin e ish-ushtarit të Ushtrisë Serbe të Bosnjës, Bozidar Perisiç, kundër dënimit të tij me dhjetë vjet burg për vrasjen e dy burrave boshnjakë në një fshat afër Rogaticës gjatë luftës në 1992.

Dhoma e apelit e gjykatës shtetërore të Bosnjës la në fuqi të enjten vendimin e shkallës së parë që dënon ish-ushtarin e Ushtrisë Serbe të Bosnjës, Bozidar Perisiç, alias Boban, me dhjetë vjet burg për krime kundër njerëzimit.

Lexo më shumë  Presidenti polak i bën thirrje SHBA-së që të vendosen armë bërthamore në Poloni

Gjithashtu u konfirmua lirimi i të bashkë-pandehurit me të, ish-ushtarakut Vinko Zoranoviç, alias Joja.

Sipas vendimit të shkallës së parë, Perisiç u dënua për vrasjen e dy boshnjakëve, Salem dhe Mustafa Sijerciç, me një armë automatike më 19 qershor 1992, në fshatin Gracanica, afër Rogaticës.

Trupat e tyre u dogjën më pas nga ushtarë të panjohur të Ushtrisë Serbe të Bosnjës dhe eshtrat nuk janë gjetur.

Megjithatë, për shkak të mungesës së provave, Perisiç u lirua nga akuza për vrasjen e dy burrave të tjerë boshnjakë më 19 qershor 1992 në fshatin Gracanica dhe për shkaktimin e lëndimeve fizike dhe psikologjike ndaj një burri tjetër dhe djalit të tij më 21 nëntor 1993 në fshatin Satorovici.

Lexo më shumë  Pentagoni përfundon papritmas të gjitha financimet kërkimore për shkencat sociale

Zoranoviç, i cili ishte polic në Rogatica, u lirua nga akuza për përdhunimin e dy grave në Rogatica natën e 20-21 qershor 1992.

Ky ishte një vendim i formës së prerë dhe nuk mund të apelohet./birn/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sqhrenfrdeit