Lajme

Bosnja heton 22 persona për mohim të gjenocidit të Srebrenicës

Prokuroria e Bosnje-Herzegovinës po heton 22 raste të mohimi të gjenocidit serb të Srebrenicës, që prej hyrjes në fuqi të vendimit të ish-Përfaqësuesit të Lartë të OKB-së, Valentin Inzkomë 28 korrik.

Lajmi u konfirmua të enjten për Radio Evropa e Lirë nga nga zëdhënësi i prokurorisë, Boris Grubeshiq gusht.

“Pas publikimit të vendimit të Përfaqësuesit të lLartë deri më sot, në Prokurorinë e Bosnjës dhe Hercegovinës janë hapur gjithsej 22 raste, në bazë të raportimeve për mohimin e gjenocidit,” u shpreh Grubeshiq.

Lexo më shumë  Rrëfimi i dy paraguajanëve që mahniten me sakrificën e familjes Jashari kur vizitojnë Prekazin

Shkelja e ligjit dënohet me burgim nga tre muaj deri në pesë vjet, në varësi të rrethanave.

Përfaqësues të Republika Sërpskës nuk e njohin vendimin e ish-Përfaësuesit të Lartë Inzko, pasi e konsiderojnë shkelje të marrëveshjes së paqes së Dejtonit.

Ata filluan të hënën bllokimin e funksionimin e institucioneve jetësore qeverisëse në vend: qeverinë qendrore, parlamentin dhe presidencën trepalëshe.

Pozicioni i tyre mbështetet edhe nga Beogradi zyrtar, siç edhe u konfirmua një ditë më parë nga takimi i kreut të serbëve të Bosnjes, Milorad Dodik me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç./exit/

Lexo më shumë  Ish-presidenti shqiptar për sulmin në Banjskë: Dihet botërisht që u organizua nga Beogradi

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *